Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Thaçi: E zgjodha Molla Sulën, ishte shef i hoxhallarëve
Maqedoni

Thaçi: E zgjodha Molla Sulën, ishte shef i hoxhallarëve

November 5, 2026

AA

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, ndër të tjera, është prononcuar edhe lidhur me zhvillimet e dikurshme në Bashkësinë Fetare Islame (BFI).

Menduh Thaçi: Konteksti kur është zgjedhur ky zotëria si kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) ka qenë ky, t’i bie sa më shkurt. Bashkësia Fetare Islame ishte nën një terror të armatosur të grupeve të ndryshme kriminale, që hiqeshin si myslimanë të vërtetë. Kanë qenë, mos t’i harrojnë njerëzit gjërat. Dhe shteti çfarë bëri? “Debekaja” (DBK), “Uprava” e Parë, më duket, organizoi autobusë, i futi hoxhallarët në autobusë, i çoi në Strugë dhe e zgjodhën kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame.

Kur erdhëm ne, unë tentova ta përmirësoja këtë situatë. Në bisedë me ta, u thashë: Për mua është e turpshme, si udhëheqës, si lider, dhe besoj se duhet të pajtoheni që juve t’ju mbetet në karrierën tuaj fakti se ju ka zgjedhur “Debekaja” (DBK-ja), ju ka futur në autobusë dhe ju ka mbrojtur.

Urdhëroni, zgjidhuni mes vete, kush të dojë, dhe ne do të arrijmë t’ju sigurojmë një funksionim siç duhet.

A kanë qenë ata njerëz të armatosur prej mali apo kanë qenë policë, qofshin edhe civilë, situata ka qenë e tillë që ata nuk ishin në gjendje të hynin nëpër zyra. S’i linin, i rrihnin, i vritnin.

Dhe në atë moment ka pasur shumë njerëz që kanë menduar se ishte gabim zgjedhja e Sulës. Por unë, sinqerisht, kur i kam parë, u kam thënë përsëri: Zgjidhuni vetë!

Dëgjoni, ata kur rrinin me mua, flisnin ndryshe, e ke parasysh? Kur uleshin të gjithë bashkë, krejt ishin me të. Edhe unë erdha në përfundimin se, megjithatë, ky është njeriu që i komandon këta.

Dhe normalisht, në situata të emergjencave të mëdha, ti duhet të flasësh me udhëheqësin. Me shefin. Patjetër, patjetër!

Tahiri: Shefin e hoxhallarëve?

Menduh Thaçi: Patjetër! Ne kemi pasur shumë raste të ndryshme, edhe rastin e Kondovës me grupe të armatosura dhe me të tjerë. Dikush mund të habitet: “A bre, si mund të flasësh ti?”

Tahiri: Kuvendi është mbajtur atëherë te Fakulteti Teologjik.

“Po, po. Do të thotë, si mund të flasësh me këtë? Unë u them: “Ore, ata e kanë zgjedhur këtë!”, është shprehur Menduh Thaçi në emisionin e z.Sefer Tahiri “Dialog te Lajmi”.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.