AA
Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Albin Kurti, takoi kongresistin amerikan nga radhet e Partisë Republikane, Mike Lawler, njëherësh anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se diskutuan për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit.
Gjithashtu diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Kongresmeni Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan. (INA)
Në Kalanë e Shkupit po u jepet dora e fundit punimeve në dy objekte për Muzeun e Parahistorisë dhe Muzeun
Dy zyrtarë policorë, një maqedonas dhe një boshnjak, dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas zbulimit të rastit
Njohësi i çështjeve evropiane Ismet Ramadani, në intervistën e mbrëmshme në Alsat porositi partitë shqiptare të ulen në tryezë të