AA
Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas mbikëqyrjes së realizuar të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “8 Shtatori” në Gradsko.
I pyetur për koment për storjen e re të IRL-së, në të cilën thuhet se ka përfshirje të inspektorëve tatimorë në rastin Koçan, ndërsa nuk ishin përfshirë me aktakuzën, ai theksoi se rastin e udhëheq prokuroria, gjegjësisht prokurori shtetëror publike Lupço Kocevski.
“E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime do të jetë se nuk jam i kënaqur. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse e mbështetëm shkarkimin e Kocevskit në parlament, ndërsa pse LSDM dhe BDI nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit është një pyetje tjetër”, deklaroi Mickoski.
Qeveria informon publikun se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët
“Problemi te shfuqizimi i Qeverisë teknike është se për herë të parë në historinë e këtij vendi që merren vendime
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se jemi në një stad të zhvillimit politik ku