Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali: “Bota serbe” është rrezik për rajonin
Maqedoni

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali: “Bota serbe” është rrezik për rajonin

July 10, 2025

AA

Në lidhje me iniciativën “Bota serbe” të presidentit Aleksandar Vuçiq, dua të deklaroj se çdo hap që shikon pas, dhe që i referohet një retorike të së kaluarës, mund të na shqetësojë dhe tingëllon alarmues, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

Kështu u shpreh kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga agjencia BGNES se nëse “Bota serbe” përbën një problem sigurie për Shqipërinë dhe për Ballkanin.

“Në interesin tonë është të arrihet progres në negociatat dypalëshe për njohje të ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe përparim e hapje të rrugës së Kosovës më tej, për ruajtjen e paqes në Ballkan dhe sigurimin e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, theksoi më tej zonja Spiropali.

Ajo deklaroi se Tirana dëshiron ta ndihmojë Prishtinën të anëtarësohet në NATO dhe të përshpejtojë anëtarësimin në Aleancë, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë gjithashtu theksoi rëndësinë e aleancës trepalëshe të lidhur së fundmi midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

E pyetur nga BGNES për domethënien e kësaj aleance për sigurinë rajonale, Elisa Spiropali sqaroi se vetë statuti i NATO-s parashikon krijimin e iniciativave rajonale brenda kuadrit të saj, siç është edhe formati i përzgjedhur në këtë rast.
“Kjo nuk është kundër askujt, por për diçka”, shtoi ajo.

Elisa Spiropali deklaroi gjithashtu se kjo iniciativë trepalëshe nuk është saktësisht vetëm trepalëshe.
“Ne ftojmë edhe Bullgarinë të bashkohet, si edhe çdo shtet tjetër që ndan të njëjtat vlera dhe që sheh në të njëjtin drejtim”, theksoi ajo në përgjigjen për BGNES. (INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të

November 22, 2026
Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha

November 22, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për çështjet kombëtare,

November 22, 2026
Kosovë

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt:

November 22, 2026
Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me mesazh (VIDEO)

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5234
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.