KSHPK identifikon rreziqe rregullatore korruptive në nenet e Ligjit për financimin e partive politike
Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit (DKSK) publikoi raport pas kontrollit antikorrupsion të kryer mbi dispozitat e Ligjit për financimin e partive politike dhe konstatoi rreziqe korruptive rregullatore në ligj, të cilat sipas anëtarëve të Komisionit duhet të tejkalohen.
Në seancën e sotme, kryetari i DKSK, Adem Çuçull, theksoi se Komisioni me nismë të vet dhe në përputhje me planin antikorrupsion për kontrollin e legjislacionit për vitin 2026 ka kryer kontroll të Ligjit për financimin e partive politike, ku janë konstatuar disa rreziqe korruptive rregullatore, për shkak të të cilave DKSK për disa nene të Ligjit jep rekomandime për tejkalimin e tyre.
– DKSK propozon të rishqyrtohet neni 10 i Ligjit, me të cilin rregullohet mënyra e shpërndarjes së mjeteve për financimin e partive politike që sigurohen nga buxheti i shtetit. Sipas DKSK, është e arsyeshme pyetja nëse kjo shpërndarje është proporcionale dhe nëse në këtë mënyrë mundësohen mundësi të drejta dhe të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim respektimin e parimit të barazisë. Shtesë, mjetet për financimin e partive politike sigurohen nga shteti, të njëjtat janë burime publike të mjeteve që vazhdimisht rriten dhe prandaj është e nevojshme të rishqyrtohet kjo dispozitë ligjore, nëse është e qëllimshme, e përshtatshme dhe e drejtë, dhe nëse realizohet qëllimi për të cilin është e parashikuar, theksoi Çuçull.
DKSK propozon të plotësohet dhe të rregullohet edhe neni 14, me të cilin rregullohet anëtarësia që e paguajnë anëtarët e partive politike, sepse në dispozitë mungon mekanizëm preventiv dhe nëse tejkalohet lartësia e përcaktuar e anëtarësisë, nuk janë parashikuar sanksione në dispozitat kundërvajtëse të këtij Ligji.
– DKSK rekomandon që në nenin 16 të Ligjit për financimin e partive politike, me të cilin është parashikuar shuma e përgjithshme e donacionit individual nga personat fizikë dhe juridikë që paraqiten si donatorë të partive politike, të rregullohen të gjitha aspektet e nevojshme, të hiqet boshllëku juridik dhe të harmonizohet ky nen me dispozitat e Kodit zgjedhor. DKSK rekomandon që neni 17 i ligjit të definohet qartë se në ç’mënyrë tjetër, përveç publikimit në faqen e internetit, partitë politike do t’i bëjnë të qasshme për opinion regjistrat e donacioneve, sepse nuk është e qartë në ç’mënyrë tjetër të përshtatshme mund të bëhet i qasshëm për opinion regjistri i donacioneve, gjë që jep mundësi për interpretim subjektiv, ndërsa interpretimi i ndryshëm mund të ndikojë negativisht në zbatimin e dispozitës në praktikë dhe të ulë rrezikun e përgjegjësisë për shkeljen e këtyre dispozitave. Kjo veçanërisht ka të bëjë me subjektet politike që nuk kanë faqet e tyre të internetit, theksoi Çuçull.
Në raportin që do ta dorëzojnë tek institucionet kompetente, DKSK rekomandon që në nenin 26, paragrafi 7 të Ligjit për financimin e partive politike të përcaktohet se partitë politike kanë obligim të dorëzojnë llogari vjetore për punën financiare edhe tek DKSK, me ç’rast dispozita do të harmonizohet me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave.
Anëtarët e DKSK në seancën e sotme miratuan Rregulloren e re për punën e Komisionit dhe Rregulloren për punën e Komisionit kundërvajtës të DKSK, i cili prej sot ka përbërje të re treanëtarëshe. përcjell Zhurnal.mk .
