
“Ku jeni o *****”, “langareca”- Njeriu i VV’së me gjuhë të “lakmuar” i merr afro 15 mijë vota

Një listë e Lëvizjes Vetëvendosje e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në mesin e kandidatëve që e arritën shifrën e mbi 10 mijë votave është edhe deputeti i nomenklaturës së kaluar, Dimal Basha, shkruan Insajderi.
Basha përgjatë mandatit të tij dhe përgjatë fushatës elektorale është shquar për deklarata të çuditshme e fyese.
Megjithatë, kjo s’e ka ndaluar atë që t’i rrumbullakojë përreth 15 mijë vota.

Dimal Basha pas zgjedhjeve të 9 shkurtit përdori term fyes pasi mori vesh se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kishte arritur 40 për qind.
“Ku jeni o *****
Për katër vjet, me media, me oligarkë, me miliona, me drejtësi, me Serbi… krejt bashkë edhe krejt këtë marre për 1% në vit a?
Heeeej, edhe në fushatë jenir rrasë duke vrapu si langareca edhe prapë s’un e lëvizët!
I palëvizshmi, i palëkunduri, i pathyeshmi.. Kryeministri KURTI!“, deklaronte Basha. /Insajderi.org/