Lokman i përgjigjet Gasperinit: Ndihem keq, kam punuar shumë për këtë klub
Trajneri i Atalantas, Xhian Piero Gasperini reagoi pas humbjes ndaj Klub Brizhit në Ligën e Kampionëve dhe një pjesë të fajit ia la lojtarit të tij, Ademola Lokman. Gasprini tha se Lokman është goditësi i penalltive më i dobëti që ka parë ndonjëherë dhe ishte pikërisht ai që mori përsipër një 11-të metërsh ndaj klubit belg. Lokman përmes rrjeteve sociale ka bërë menjëherë një reagim, duke thënë se ndihet tejet keq për këtë sjellje të trajnerit.
“Të jem i veçuar në mënyrën se si kam qenë, jo vetëm që më lëndon, por ndihem thellësisht i pandershëm, jo më pak për shkak të punës së palodhur dhe angazhimit që kam bërë gjithmonë çdo ditë për të ndihmuar në arritjet dhe sukseset për këtë klub dhe për tifozët e jashtëzakonshëm”, u shpreh Lokman.
Trajneri Gasperini dhe Lookman duket se i kanë prishur marrëdhëniet mes vete. Kjo u pa edhe mbrëmë, pasi një prej lojtarëve më të mirë te Atalanta u la në bankë rezervë. /Indeksonline/