AA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në SHBA u takua me kryeministrin belg, Bart De Wever, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në rrugën euroatlantike të Kosovës.
Kurti kujtoi se Belgjika, e cila në vitin 2023 e ngriti zyrën e saj diplomatike në Kosovë në nivel Ambasade, këtë vit ka njoftuar se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës. Ai po ashtu përmendi Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët, e nënshkruar dy muaj më parë mes ministrive të mbrojtjes të dy vendeve, që hap rrugën për bashkëpunim më të thellë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në takimin bilateral me homologun e tij belg, Kurti tha se u diskutuan mundësi të reja për shkëmbime, përforcim të raporteve dhe thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Belgjika shihet si një nga partneret kyçe të Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në BE dhe NATO. (INA)
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, ka theksuar nevojën urgjente për
Arsimi mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të çdo shoqërie dhe përparimi në këtë sektor kërkon konsensus të gjerë shoqëror dhe