Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kurti pas takimit me LDK-në: Marrëveshje politike nuk kemi
Kosovë

Kurti pas takimit me LDK-në: Marrëveshje politike nuk kemi

August 4, 2026

AA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas takimit tre orësh me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin.

Ai tha se s’ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e institucioneve të reja, raporton IndeksOnline.

Kurti deklaroi se është i gatshëm për t’i vazhduar takimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhkun për të arritur një marrëveshje rreth krijimit të institucioneve të reja.

“Lajm do të ishte po të kishim marrëveshje. Marrëveshje politike nuk kemi, pra diskutuam për qasje të ndryshme, për mundësi që i kemi përpara. Kemi nevojë për një marrëveshje politike e cila respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë, por e shndërron rezultatin zgjedhor edhe në kontribut për stabilitet institucional dhe për funksionim të Republikës së Kosovës në mënyrë demokratike”, tha Kurti.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar edhe shqetësimet që kanë të dyja palët, duke theksuar se ka vërejtur gatishmëri për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin.

“Diskutuam një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet politike, situatën institucionale dhe sfidat që na presin. Shkëmbyem edhe shqetësimet që kemi të dyja palët, por njëkohësisht pashë vullnet dhe përkushtim për të punuar së bashku edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.

Tutje Kurti tha se komunikimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke nënvizuar se asnjëra palë nuk e sheh si zgjidhje mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Askush nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja. Megjithatë, nëse nuk arrijmë marrëveshje dhe nuk shënojmë përparim, atëherë, pavarësisht se nuk është dëshira jonë, ato mund të bëhen të pashmangshme. Për këtë jemi të vetëdijshëm si ne në Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Prandaj do të angazhohemi maksimalisht që të vazhdojmë komunikimin dhe takimet”, tha Kurti. /IndeksOnline/

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën

November 15, 2026
Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja

November 15, 2026
Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione

November 15, 2026
Maqedoni

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë

November 15, 2026
Kosovë

Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

November 15, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5179
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15497
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë

Maqedoni

Shasivari hap kutinë e Pandorës së ALTA BANKËS:

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me historinë e ALTA BANKËS, duke vënë në fokus

Kosovë

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja

Një shtetase e Turqisë, Yagmur Ykser, ka rrëfyer për emocionet e saj kur ka vizituar Prekazin dhe kur ka kuptuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.