AA
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive të shkojnë në Kuvend për të votuar për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin vjetor. Kurti tha se Kosova do t’i “humbë mbi 200 milionë euro pakthyeshëm”, nëse nuk ratifikohen sot marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes dhe ato me Bankën Botërore.
Ai tha se do të humbin “88 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe 120 milionë euro nga këto tri marrëveshje me Bankën Botërore”.
“Ju e dini shumë mirë, se për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk mjaftojmë ne, edhe po ta kishim Qeverinë. Por, interesi publik dhe e mira shoqërore e kërkojnë të jemi aty bashkë”, tha Kurti. “U bëj thirrje të gjithë deputetëve pa dallim partie, që sot të jemi këtu në Kuvend, ku na ka sjellë populli, t’i votojmë tri marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kurti.
Prokuroria Themelore Publike- Shkup, i ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit në Karposh,
Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter. Sipas
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo