Ky është i vrari në konfliktin mes Sekiraqëve dhe ‘Capavë’
Një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Ngjarja tragjike që tronditi banorët në orët e vona të së dielës ka ardhur si pasojë e disa konflikteve që kanë pasur më herët dy familje problematike të Prishtinës, shkruan Insajderi. Familja Sekiraqa dhe familjes që njihet si “Capat”.
Insajderi merr vesh se i vrarë ka mbetur Premtim Gashi, që është i familjes ‘Capat’.
Gjithashtu sipas burimeve të Gazetës një nga personat që po trajtohet në QKUK është Salih Sekiraqa.
Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla ka konfirmuar për Insajderin se pesë persona janë duke u trajtuar aktualishtë në Emërgjencë. Sipas tij, tre nga ta janë në gjendje të rëndë ndërsa dy në gjendje më të mirë.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.