AA
Mustaf Veseli, nga Likova, pas një kohe të gjatë jetese, studimesh dhe angazhimi profesional në Zvicër, vendosi të kthehet në vendlindje për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin lokal dhe integrimin evropian.
Sot ai mban pozicionin e koordinatorit nacional për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane. Veseli vijon studimet e doktoratës në Universitetin e Lozanës dhe është i njohur për aktivitetet e tij si afarist dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë civile.
Vitin e kaluar, ai u angazhua si koordinator i Lëvizjes Demokratike për Komunën e Likovës dhe hartoi programin zhvillimor “Komuna Evropiane 2025-2033”, që synon transformimin e komunës në një model evropian të zhvillimit bashkëkohor.
Ai përmes një porosie thekson përkushtimin dhe vendosmërinë e tij për ta çuar përpara vizionin “Komuna Evropiane 2025-2033”.
Komuna Evropiane 2025-2033» ka program të qartë zhvillimor, i cili do të shpaloset me oficializimin e kandidaturave nga VLEN.
Atë ditë të kandidimit tim (pa kushtëzime) e kam përgatitur përgjatë rrugëtimit-formimit tim intelektual dhe «idenë e kthimit» sado që sociologu Bourdieu me analizat e tij mbi shoqërinë kabile të Algjerisë e «konfirmonte» si një mit, unë, personalisht e kam MISION dhe këtë po e konfirmoj.
Për këtë mision, kthim mbrapa nuk ka sepse kjo popullatë meriton ndryshimin në përditshmërinë e vet.
Diaspora nuk investon vetëm me franga dhe euro, diaspora sot investon me ideal, përkushtim dhe kthim në vendlindje për ta bërë vendin evropian”, ka porositur Mustaf Veseli, që është djali i veprimtarit të njohur të arsimit në rajonin e Likovës dhe Kumanovës, Feti Veseli. (INA)
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot nga Struga se kryeministri Hristijan Mickoski nuk êshte ne listen e publikuar te
Mjeku dhe specializanti privat Darko Vasilevski ka paralajmëruar grevë urie, pasi pretendon se për herë të tretë është refuzuar për