Lajme të mira për Piolin, rikthehet qetësia në mbrotje
Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, një lajm i mirë mbërriti nga Milanello. Pierre Kalulu, Davide Kalabria dhe Fikajo Tomori të gjithë punuan në grup dhe janë afër rikthimit në fushë.
Dy mbrojtësit e krahut do të jenë të parët që do të kthehen dhe duhet të thirren për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës.
Sa i përket ish-lojtarit të Çellsit, megjithatë do të duhen edhe disa ditë. Mbrojtësi anglez duhet të jetë sërish në dispozicion të premten e ardhshme për ndeshjen jashtë fushe në Romë kundër Lacios.
Me këto tre rikthime, Pioli shpreson të pakësojë pjesërisht emergjencën e shumë golave të pësuar.