Lamine Xhamal futet në historinë e Kampionateve Europiane!
Anësori i kombëtares së Spanjës, Lamine Xhamal po jeton një ëndërr!
Vetëm 16-vjeç, talenti spanjoll është futur në historinë e Kampionatit Europian me golin e shënuar ndaj Francës. Xhamal është tashmë futbollisti më i ri që shënon në një Kampionat Europian, duke iu lënë “targën” të gjithëve.
Në minutën e 21-të, me një silurë fantastike, 16-vjeçari e dërgoi topin të trekëndshëm i Majk Menjan, duke barazuar përkohësisht sfidën në 1-1. Në fund gëzimi ishte pa fund, pas fitorës së Spanjës me 2-1 dhe kualifikimit në finale.