
Lamine Xhamal në shënjestër të klubeve nga Premier Liga
Afati i ardhshëm i transferimeve premton të jetë emocionuese për gjigantët e Premier Ligës, me Liverpullin, Çellsin, Man. Sitin dhe Man. Junajtedin që shprehin interesim të qartë për nënshkrimin e të riut të talentuar të Barcelonës, Lamine Xhamal.
Liverpulli në kërkim të pasuesit të Mohamed Sallah, i ka vënë sytë te 16-vjeçari. Edhe pse do të përballen me konkurrencën nga Man. Juanajtedit , Man. Sitit dhe Çellsit, “The Reds” janë të vendosur të forcojnë skuadrën e tyre në vijim. Lamine Xhamal, i njohur për thyerjen e rekordeve, është shfaqur si mbrojtësi i djathtë më i ri që përfaqëson Barcelonën në ekipin e parë. Pavarësisht moshës së tij, ai ka grumbulluar 28 paraqitje këtë sezon, duke e dëshmuar vlerën e tij me dy gola dhe pesë asistime.
Situata e komplikuar financiare e Barcelonës mund të hapë derën për një shitje të mundshme dhe Liverpulli sheh te Yamal mundësinë për të marrë një talent premtues. Edhe pse vlera e tij në treg vlerësohet në 60 milionë euro, Reds besojnë se mund ta sigurojnë atë për një çmim të arsyeshëm, veçanërisht nëse Barça detyrohet të shesë për shkak të problemeve të saj financiare.
Megjithatë, gara nuk do të jetë e lehtë për Liverpullin, pasi edhe Man. Junajtedi, Man. Siti dhe Çellsi po monitorojnë nga afër situatën e Yamal dhe mund të paraqesin ofertat e tyre. Beteja për talentin e Barcelonës duket intensive dhe Premier Liga mund të dëshmojë një garë emocionuese mes këtyre klubeve elitare për talentin