LAMM: Trafiku në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, apel për kujdes gjatë vozitjes
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se trafiku në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të favorshme, me rrugë të thata.
Sipas LAMM-it, qarkullimi jashtë zonave urbane është me intensitet të moderuar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM apelojnë që drejtuesit e automjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht nëpër luginat dhe grykat e vendit, ku ekziston mundësia e rëshqitjeve të dheut.