“Lamtumirë, Lorik” – familja me fjalë prekëse pas aksidentit fatal të kosovarit me motoçikletë në Shqipëri
Në një aksident të ndodhur mbrëmë me motoçikletë në autostradë, në afërsi të fshatit Fan të Mirditës, ka humbur jetën 38-vjeçari nga Kosova, Lorik Deci.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët përmes një postimi prekës në Facebook, duke thënë se janë tronditur për këtë ngjarje tragjike
Postimi i familjarit:
Lamtumirë, Lorik…
Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas.
Fjalët nuk e lehtësojnë dhimbjen që ndien familja jote, por lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
U prehsh në paqe, Lorik Deci.
Qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi yt.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Deci, të afërmve dhe miqve.
