Largohet me lëndim nga kombëtarja, 5 ditë më vonë luan për ekipin spanjoll!
Futbollisti i njohur, Umar Sadiq ka bërë një gjest tejet interesant për të cilin po flasin të gjithë në rrjetet sociale.
Sadiq gënjeu kombëtaren e Nigerisë kinse është i lënduar dhe u largua nga kampi i saj. Por vetëm pesë ditë më pas, Sadiq u paraqit me ekipin e Real Sociedad në Kupën e Spanjës.
Kujtojmë që kombëtarja e Nigerisë e nisi AFCON-in me barazim 1:1 ndaj Guines Ekuatoriale. /Indeksonline/