AA
Gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore të Shkupit ka nisur nga e para, pasi u zëvendësua njëri nga anëtarët e trupit gjykues. Palët qëndruan në fjalët hyrëse dhe ranë dakord që deklaratat e dëshmitarëve të dhëna më herët të lexohen sërish, ndërsa seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të rinj, përcjell TV21. Në fjalën hyrëse, avokati i të pandehurit Nikolla Vasev tha se veprimet e klientit të tij nuk përbëjnë vepër penale, por procedura administrative të kryera nga staf tjetër i klinikës, duke kërkuar lirimin e tij.
Përballë drejtësisë janë ish-drejtori mjekësor i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik, Nehat Nuhi, të akuzuar për blerje të paligjshme ilaçesh, tenderë fiktivë dhe përvetësim terapie nga viti 2018 deri në vitin 2022, me dëm prej gati 36 milionë euro për buxhetin e shtetit. Të dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke e konsideruar aktakuzën të motivuar politikisht, ndërsa paralelisht ndaj tyre po zhvillohet edhe procesi “Onkologjia 1” për trajtim joadekuat të pacientëve.
Qeveria nuk do të hyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese pa përmbushur dy kushte kryesore, tha kryeministri Hristijan Mickoski. “Është
Përfitime për qytetarët, sektorin e biznesit dhe industrinë turistike janë pritjet nga linja e re ajrore të drejtëpërdrejtë Shkup-Pragë, i
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi njoftoi se në koordinimin e sotëm me koordinatorët e grupeve parlamentare ishte dakorduar që të