Leverkuzeni gjen pasuesin e Çabi Alonsos, vjen nga Bundesliga
Pasi arritën ta mbajnë verën e kaluar edhe pse kishte shumë kërkesa, te Bajer Leverkuzeni, tashmë janë të dorëzuar në lidhje me të ardhmen e trajnerit Çabi Alonsos. Spanjolli do të largohet në fund të këtij sezoni. Trajneri, pavarësisht se kontrata e tij i skadon në vitin 2026, ka përfunduar në syrin e disa klubeve të mëdha europiane. Ndaj, te “aspirinat” kanë nisur të vlerësojnë emrat e mundshëm për zëvendësimin e Alonso.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, në krye të listës për të drejtuar Bajer Leverkuzenin vitin tjetër është Sebastian Henes. 42-vjeçari është trajneri aktual i Shtutgart në Bundesliga, ku po paraqitet mirë.
Pra, një trajner i ri dhe që e njeh mirë kampionatin gjerman, klauzola e të cilit do të ishte shumë e aksesueshme për kampionët e Gjermanisë. Ai është trajner i Shtutgartit që prej prillit 2023, ndërkohë që më herët ka drejtuar edhe Hofenheim.