AA
Lëvizja Arbëria me ish-deputetin Orhan Ibrahimi i është bashkuar takimeve të koalicionit VLEN në komunën e Likovës.
“Bashkimi ynë është garancia për fitore! Bashkohuni edhe ju me ne për një Likovë më të zhvilluar dhe më të drejtë”, theksoi Iljasa Abazi, përfaqësues i VLEN-it dhe kryetar i degës së Alternativës në Likovë.
Ai lidhur me këtë takim ka njoftuar si më poshtë:
“Sonte zhvilluam një takim me strukturat e VLEN në komunën tonë.
Në këtë rrugëtim për ndryshim, na u bashkua edhe Lëvizja Arbëria me ish-deputetin Orhan Ibrahimi, duke forcuar edhe më shumë vizionin tonë të përbashkët. Bashkimi ynë është garancia për fitore! Bashkohuni edhe ju me ne për një Likovë më të zhvilluar dhe më të drejtë”, shkroi Abazi.
Në gjyqin për zjarrin tragjik të 16 marsit 2025 në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi sot një takim me ushtruesen e detyrës ambasadore të SHBA-së në vend,
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, deklaroi se ekziston gatishmëri nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian