Levizje befasuese në Bundesligë, Bajerni do të zëvëndësojë sërish trajnerin!
Skuadra me më shumë trofe në Gjermani, Bajern Munihu, do ta ndërpresë bashkëpunimin me Tomas Tushellin, në fund të këtij sezoni dhe do ta zëvendësojë me Çabi Alonson, pretendon portali spanjoll “Relevo”.
Ish-përfaqësuesi i Spanjës ka rezultate të shkëlqyera dhe është në krye të tabelës në Bundesligë dhe Ligën e Evropës dhe ka marrëdhënie të mira me Bajernin sepse një pjesë të karrierës së tij luajtëse e ka kaluar në këtë klub. Për të ishte i interesuar edhe Reali, por me vazhdimin e kontratës me Karlo Ançelotin, kjo mundësi u hoq përfundimisht.
Çabi Alonso e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2019 në akademinë e të rinjve të Realit, drejtoi skuadrën B të Sociedadit dhe nga viti 2022 është në pankinën e Bajer Leverkuzenit, me të cilin ëndërron titullin e parë kampion në historinë e klubit.