Ligji për përfaqësim të drejtë, BDI paralajmëroi se do të bllokojë votimin e ligjit
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka deklaruar se BDI, do bëjë çmos që të mos kaloj siç tha “ligji i Karakamishevës” dhe servilëve të saj si Jeton Shasivari. Ai u shpreh se BDI-ja me kohë ka alarmuar se ky Ligj tërësisht e minon dhe e bllokon Amendamentin 6 të Kushtetutës, pra, siç tha, Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat.
ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË
“Më mbani për fjale, nëse miratohet (kurse ne do të bëjmë çmos që të mos sillet), nuk do të ndryshoj aspak gjendja, nga gjendja pa ligj… Domethënë sot s’kemi ligj, s’kemi vota etnike…bile edhe nëse sillet, fare s’do të ndryshoj. Prandaj, maksimalisht do të bëjmë çdo përpjekje demokratike duke shfrytëzuar çdo mekanizëm demokratik në kuadër të Kuvendit, që të mos lejojmë që ky ligji i Karakamishevës dhe servilëve të saj si Jeton Shasivari, të mos kaloj”.
Ademi foli edhe për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilin LSDM-ja opozitare ka paralajmëruar bllokadë në Kuvend. Ai tha se për këtë ligj nevojitet konsensus politik dhe etnik.
ARBËR ADEMI, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I BDI-SË
“Pa konsensus etnik dhe politik, nuk mund të miratohen rregulla me të cilat përcaktohen rregullat për zgjedhjet, qofshin ato parlamentare apo lokale apo edhe precidenciale, kështu që ne mbajmë qendrimin se në çfardolloj ndryshimi në kodin zgjedhor nevojitet konsensus etnik dhe politik”.
Lidhur me kërkesën e BDI-së, Ademi tha se partia ka propozuar një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe një prag zgjedhor prej 5 për qind, por se ky propozim tha se nuk është miratuar. Kujtojmë se për ligjin në fjalë bllokadë kanë paralajmëruar LSDM dhe Levica.
Samir Mustafa /SHENJA/