Limaj në Prizren: Qeveria Kurti e la anash, ky qytet kërkon vepra e jo fjalë
Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj sonte ka vizituar Prizrenin, ku është takuar me qytetarë të kësaj komune.
Nga atje Limaj ka deklaruar se ky qytet “është lënë anash nga qeverisja aktuale”.
“Ndryshe nga qeverisja aktuale, e cila vazhdimisht ka injoruar këtë qytet, ne jemi të angazhuar për ta ndryshuar këtë kulturë neglizhimi dhe shkëputjeje nga qytetari, sepse Prizreni kërkon më shumë se fjalë, ta kërkojnë vepra të prekshme që mund të përmirësojnë jetesën e përditshme, infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë e mbi të gjitha sigurinë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.