AA
Paralajmërimi i emisionit të ri “Puls”, me mysafir Valbon Limanin, ka sjellë një moment interesant politik në skenë: një komunikim i drejtpërdrejtë mes kandidatit për kryetar të Gostivarit, Valbon Limanit, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit.
Moderatorët Fatime Koka dhe Tiron Alili e shtynë Limanin që gjatë emisionit të bënte një telefonatë me Taravarin, duke e vendosur në një situatë të papritur. Ata i kërkuan që t’i komunikonte kryetarit të partisë tërheqjen nga gara.
“Kryetar, e kam menduar gjatë këto ditë dhe kam menduar të tërhiqem nga gara”, tha Limani në bisedën telefonike me Taravarin.
Përgjigja e liderit të ASH-së ishte e prerë dhe motivuese:
“Kthim prapa s’ka. Atë që s’e arrita unë, do ta bësh ti – fitore që në raundin e parë në Gostivar.”
Ky komunikim i sinqertë mes dy figurave të Aleancës për Shqiptarët jo vetëm që i dha emisionit një moment kulmor, por edhe përforcoi mesazhin se gara për Gostivarin shihet si e fituar që në raundin e parë. Flaka
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”