
Liverpulli gati “dhuratën” 100 mln paund për trajnerin e ri
Entoni Gordon është një nga objektivat e Liverpullit për merkaton verore. “The Reds”, do të ndahen me Jurgen Klopi-n në fundin e sezonit, kurse trajnerin e ri, Arne Sloti, po përgatiten ta presin me një “dhuratë të madhe”.
Drejtuesit e Liverpullit, kanë në shënjestër anglezin, i cili ka shënuar 11 gola dhe po aq asistime në Premier Ligë këtë sezon me Njukasëllin.
Performancat e mira të tij i sollën edhe ftesën te kombëtarja e Anglisë, nga seleksionuesi Geret Sauthgejt në muajin mars. Ndërkohë, Njukasëll kërkon 100 milionë paund për anglezin për ta lënë të lirë. Gordoni, iu bashkua Njukasëllit nga Evertoni janarin e vitit të kaluar, për 45 milionë paund dhe bisedimet midis Liverpullit dhe Njukasëllit pritet të fillojnë së shpejti. /IndeksOnline/