AA
“Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni.
Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna.
Si prind, ndjej ankthin dhe pasigurinë e çdo familjeje që sheh fëmijët e vet të ekspozuar ndaj dhunës.
Si qytetar, refuzoj ta pranoj këtë realitet të errët që tenton të normalizohet.
Si politikan, kërkoj reagim urgjent dhe të vendosur të institucioneve, ndëshkim të autorëve dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë.
Ne nuk duhet të heshtim. Heshtja është bashkëfajësi.
Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend i barazisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë, jo terren i frikës dhe urrejtjes” ka reaguar ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
https://www.facebook.com/KrenarLloga.ASh/posts/745046575185602?ref=embed_post
Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,
Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak