Logos-A pjesë e edicionit të dytë të Panairit të Librit në Preshevë
Shtëpia botuese Logos-A mori pjesë në edicionin e dytë të Panairit të Librit në Preshevë, i cili u mbajt më 8 dhe 9 korrik 2026, duke prezantuar para lexuesve një gamë të pasur botimesh nga fusha të ndryshme.
Panairi mblodhi shtëpi botuese, autorë dhe dashamirës të librit nga trevat shqiptare, duke u shndërruar në një hapësirë të rëndësishme për promovimin e librit, kulturës dhe leximit në Luginën e Preshevës.
Pjesëmarrja e Logos-A në këtë aktivitet kulturor konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të shtëpisë botuese për të qenë pranë lexuesve dhe për të promovuar vlerat e librit shqip në mbarë hapësirën shqiptare. Vizitorët patën mundësi të njihen nga afër me botimet më të reja, si dhe me titujt më të kërkuar të Logos-A.
Edicioni i dytë i Panairit të Librit në Preshevë u vlerësua si një aktivitet me rëndësi për jetën kulturore të rajonit, duke krijuar mundësi për bashkëpunim ndërmjet botuesve, autorëve dhe lexuesve.