Lokman: Jemi rritur nga humbja e fundit ndaj Realit
Në mikrofonat e “Sky Sport”, sulmuesi i Atalantës, Ademola Lokman, foli në prag të supersfidës kundër Real Madridit, në “Gewiss Stadium”. Ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 6-të të Ligës së Kampionëve.
“Ne e humbëm ndeshjen e fundit kundër tyre në gusht, në Superkupën Europiane, por që atëherë kemi evoluar si ekip. Tani jemi një grup ndryshe, që është bërë më i fortë. Këtë e kemi treguar vazhdimisht, ndaj Real Madridit do të jetë një mundësi tjetër për ta dëshmuar sërish. Mezi po e presim këtë ndeshje,” tha mes tjerash Lokman.