
LSDM akuzon pushtetin për zhdukjen e provave për tragjedinë e Koçanit
Opozitarja LSDM ka akuzuar sot pushtetin për fshehjen e provave për tragjedinë e Koçanit.
Sa prova u zhdukën ndërsa ministri Toshkovski dhe Aleksandar Janev, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike mbronin oficerët e policisë që tani janë të ndaluar për rastin e degies së diskotekës në Koçan?, pyesin nga LSDM.
Partia thekson se oficerët e policisë të ndaluar janë njerëzit për të cilët LSDM publikoi të gjitha faktet dhe argumentet në serinë “E vërteta për Koçanin”.
“Pa presionin e LSDM-së, publikut dhe disa nga mediat nuk do të kishin vepruar fare. Është konfirmuar se LSDM ka thënë të vërtetën për tragjedinë në Koçan që nga dita e parë. Për muaj të tërë, Toshkovski dhe Janev kanë mbrojtur dhe gënjyer publikun se nuk ka faj nga ana e oficerëve të policisë që janë përgjegjës direkt për zjarrin në të cilin u dogjën 62 fëmijë dhe mbi 200 u plagosën”, thekson LSDM-ja.