AA
Nga Beqir Sina/INA
Prania e Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës në Asamblenë e 80-të të OKB-së (UNGA) në Nju Jork shënon një triumf historik. Edhe pa anëtarësim të plotë, liderët kosovarë, duke ndjekur trashëgiminë e Rugovës, Sejdiut, Jahjagës, Thaçit dhe Haradinajt, po e pozicionojnë Kosovën si një forcë diplomatike.
Pse është kaq vendimtare kjo prani për të ardhmen e Kosovës?
Fjalimet 15-minutëshe në OKB u shërbejnë vendeve anëtare për të promovuar politikat e tyre, por Kosova, si jo-anëtare, nuk ka këtë mundësi. Megjithatë, ajo shkëlqen jashtë sesioneve zyrtare, “pranë direkut të anijes”. Në ngjarje si Clinton Global Initiative apo pritjet diplomatike, bisedat e shkurtra me presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm hapin dyer për njohje të reja dhe mbështetje ekonomike.
Këto ndërveprime, qoftë të shkurtra, mund të transformojnë perceptimin global për Kosovën, duke forcuar pozitën e saj ndërkombëtare.
Komuniteti shqiptar në Amerikë shërben si “termometër” i lidhjeve historike me SHBA-në.
Gjatë Javës së UNGA-së, përmes ligjëratave në universitete prestigjioze dhe takimeve me aktivistë të shquar, ky komunitet, bashkë me liderët kosovarë, amplifikon zërin e Kosovës. Këto aktivitete pasqyrojnë një lidhje të thellë dhe një ndikim të fuqishëm për çështjet shqiptare.
Ndërsa Kosova fiton admirim global, dhe gjenë “hapsirë” në terren, Serbia e Vuçiqit po humb ndikim.
Edhe, Kryeministri Kurti, pavarësisht kritikave për marrëdhëniet me SHBA-në, duket se e kupton rolin kyç të Amerikës për suksesin e Kosovës.
Kjo prani dinamike sinjalizon një epokë të re për diplomacinë kosovare. Mirëpo : A do të jetë ky moment katalizatori për njohje të reja dhe përparim të mëtejshëm.
Një detaj i veçantë në një prej pamjeve që po qarkullojnë në kuadër të skandalit me videot intime të kompozitorit
Avancimi i bashkëpunimit në bujqësi dhe shkëmbimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore ishin në fokus të takimit të sotëm zyrtar
Vazhdon seria e deklaratave publike në mbështetje të Artan Grubit. Pas reagimeve të Asllan Kokës dhe Uka Shaqirit, edhe Blero