AA
Partia opozitare maqedonase LSDM, akuzon qeverinë për rritjen e çmimeve. Nga LSDM thonë se në një vit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, qytetarët po jetojnë gjithnjë e më vështirë dhe më varfër.
“Shporta minimale sindikale është rritur me gati 5,000 denarë në një periudhë prej një viti. Dhe paga minimale është rritur vetëm me 1,800 denarë. Perimet janë 63.3% më të shtrenjta, dhe frutat me 33% në një vit. Inflacioni është 4.8% dhe ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve”.
“Niveli i çmimeve në Maqedoni është 60% e mesatares evropiane dhe pagat janë vetëm 35% e mesatares evropiane. Pra, për çmime pothuajse evropiane, pagat janë tre herë më të ulëta. VMRO-DPMNE thotë se populli nuk e di se jeton mirë, se nuk e di se sa më shtrenjtë është dhe se qeveria nuk ka shkop magjik”, thonë nga LSDM.
Ata kërkojnë që paga minimale të jetë 500 euro dhe të hiqet TVSH-ja për produktet ushqimore.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ) ka reaguar në lidhje me mungesën e himnit shqiptar në
Një ditë pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbylli lëndën për furnizimin dhe ndërtimin e 19
Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në qershor ka zbritur në 48.381 denarë, duke qenë 1.163 denarë më e