AA
VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se LSDM mbetet partia më e fortë opozitare dhe se është në rrugë për të fituar më shumë komuna sesa VMRO-DPMNE në vitin 2017, thuhet në njoftimin e LSDM-së, përcjell INA.
“Mickoski është në shok nga rezultati zgjedhor, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta mashtruar publikun me deklarata triumfaliste. Fakt është që ata kanë humbur 140.000 vota, fakt është që nëse nesër do të kishte zgjedhje parlamentare, do të fitonin 7 deputetë më pak dhe se kanë dështuar tërësisht planet për ‘pasokizimin’ e LSDM-së, për të cilin punuan aq shumë.”
Qytetarët, sipas LSDM-së, e kanë mposhtur qartë edhe partnerin e koalicionit të Mickoskit – ZNAM, që duhej të ishte “kali trojan” për ndarjen e LSDM-së. “Ky plan dështoi dhe ZNAM është në rrugë për zhdukje.”
“Prandaj Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë të detyruar të publikojnë deklarata të përditshme për t’i motivuar në mënyrë të rreme votuesit e tyre, por realiteti është krejt ndryshe. LSDM vazhdon fushatën e saj në 17 komuna. I ftojmë qytetarët të dalin masivisht në votime dhe të mbështesin kandidatët tanë të ndershëm dhe të dëshmuar, të cilët me përkushtim do të punojnë për qytetarët,” përfundon njoftimi i LSDM-së.(INA)
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me një ceremoni me rastin e 25 vjetorit të Njësisë për Intervenim të Shpejtë