Luana Vjollca mbushet me lule për ditëlindjen e 33-të: Sa me fat që ju kam
AA
Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.
E lindur më 2 shtator të vitit 1991 në Tiranë, bukuroshja ka mbushur plot 33 vite jetë.
Natyrisht edhe në këtë përvjetor të lindjes nuk munguan dedikimet e surprizat për krijuesen e hitit “Sonte”.
Foto: Screenshot/Instagram
Ajo së fundmi ndau disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet se ka pranuar buqeta të ndryshme me lule e kartolina.
“Ende pa u bë gjysma e ditës. Sa me fat jam që ju kam”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Urimet vazhduan edhe në sesionin e komenteve nga miqtë e fansat e shumtë që numëron.
Luana prej vitesh është pjesë e shoubizit dhe një emër shumë i lakuar në faqet rozë, ku ka korrë suksese të mëdha edhe si prezantuese.

As Maqedonia e Veriut nuk i shpëton OnlyFans,
Përdoruesit nga Maqedonia e Veriut kanë shpenzuar rreth 1.4 milionë euro në platformën OnlyFans gjatë vitit 2025, tregojnë vlerësimet e
Ademi: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin
Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar
Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike