“Luanët” e Stambollit, forcojnë mesfushën dhe sulmin me emra “big”
Lajmet më të fundit në mediat sportive turke, raportojnë se “verdhekuqtë” e Gallatasaraj-it kanë vendosur të plotësojnë dëshirat financiare të Andre Rabiotit, i cili është futbollist i lirë nga 1 korrik dhe pas tij janë vënë në “gjah” edhe Milani dhe Man. Junajted
Më tej, në raportimet e mediave turke thuhet se klubi është duke diskutuar detajet e fundit me lojtarin, në lidhje me kushtet personale të kontratës, për ta prezantuar atë si lojtarin e tyre më të ri e nëse ky akord do ta arrihej ky do të ishte transferimi i dytë i bujshëm, për “luanët” e Stambolllit, pasi fillimisht arritën akordin për një përforcim në sulm.
Mitçi Batshuai është emri i ri në repartin ofensiv të kampionëve turq, me “bomberin” belg, i cili tashmë plotëson “trion” e ëndrrave në turqi, teksa do të luajë me skuadrën e Galatasaray, pas aventurave me Beshiktash e Fenerbahçe, ku te këta të fundit ka qenë një prej më të mirëve të ekipit, me plot 44 gola të shënuar në 75 përballje përgjatë 2 sezoneve.