Marash Kumbulla, pas “EURO 2024” gjen një skuadër tjetër
Sipas mediave italiane, Marash Kumbulla, nuk bën pjesë në planet e klubit kryeqytetas dhe po kërkohet që të transferohet në mënyrë përfundimtare në një skuadër tjetër, jo në formë huazimi siç ndodhi me Sasuolon në pjesën e parë të këtij vitit. Por të njëjtat burime tregojnë se një emër i njohur i futbollit italian është i interesuar për të.
Klubi i Parmës, i sapongjitur në elitë, ka kërkuar informacione për futbollistin dhe e sheh si një përforcim të mundshëm për të ardhmen. Palët janë ende në kontaktet fillestare, por transferimi te Parma mund të ishte një zgjidhje e mirë për karrierën e mbrojtësit shqiptar, i cili pasi ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi, tani duhet të mendojë të fillojë të luajë rregullisht.