Lulzim Basha replikon me Edi Ramën nga krevati: Më nxore gjumin! Vetëm 1 shok të ka ngelur, ti dhe bufi jeni të pandarë
Replikat me video në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së Lulzim Basha vazhdojnë.
Këtë herë ka qenë Basha që ka replikuar duke publikuar një video nga krevati ku shprehet se Rama i nxori gjumin.
“E mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313”, shprehet ish-kryedemokrati.
Ai thotë se shoku i vetëm që i ka ngelur Kryeministrit është Sali Berisha teksa i drejtohet se “ti dhe bufi jeni të pandarë”.
“O Rame (qesh) na nxore gjumin. Ke lagjja ime e vjetër kush është kandidat Pëllumb Seferi mër Ramë? E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021, e mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*&=313, vetëm një shok të ka ngel. Bufi, bufi, vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi jeni të pandarë, hajde Rame hajde se lidhemi nesër për më shumë”, shprehet Basha.
Aliu: Institucionet shëndetësore do të pajisen me 100
Pas mbledhjes së Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë shpalli tender për prokurimin e 100 ambulancave të reja për institucionet publike në
Privohet nga liria 58 vjeçari nga Shkupi, dyshohet
Një 58-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të përdhunimit ndaj një të miture 13-vjeçare.
BDI: Të ndalen punimet në objektin e destinuar
BDI ka kërkuar sqarime nga qeveria lidhur me ndërtimin e një objekti në afërsi të varrezave në Bllacë, për të