Majmuni indian vodhi një iPhone por ia ktheu pronarit përsëri pas një marrëveshjeje
Kërcënimi nga majmunët është i zakonshëm në qytetet indiane si Mathura dhe Vrindavan, pasi ka pasur raste të ndryshme kur ata kanë rrëmbyer gjërat personale të njerëzve, dhe për rikthimin e tyre kanë kërkuar ryshfet.
Së fundmi, një incident i ngjashëm ka ndodhur në Vrindavan ku një majmun vodhi një iPhone nga një kalimtar i rastit, transmeton Telegrafi.
Videoja e shpërndarë në rrjete sociale tregon dy majmunë të ulur në majë të një ndërtese, me njërin prej tyre që mban në dorë telefonin.
Ndërkohë, turma e njerëzve përreth përpiqen ta bindin atë që të rikthejë telefonin, por ai nuk pranon derisa në këmbim i ofrohet një pije Frooti.
Videoja ka ngjallur reagime të shumta në internet, ku njerëzit i kanë cilësuar majmunët si kafshë mjaft inteligjente. /Telegrafi/
View this post on Instagram