Maqedonia me shumë ndryshime në formacion, do të nis sfidën me Letoninë
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll me disa ndryshime do të shfaqet në sfidën e parë të muajit të tetor, në kuadër të Ligës së Kombeve, kur përballet me Letoninë në Riga. Në krahasim me sfidën e fundit, kundër Armenisë, trajneri Blagoja Milevski ka bërë disa ndryshime, për shkak të mungesave dhe kartonëve të verdhë (dhe të kuq), si dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Në portë si zakonisht është Stole Dimitrievski, para mbrojtës së përbërë nga Musliu, Ashkovski, Manev dhe Alioski. Në mesfushë, kapiteni Enis Bardhi do të bashkëpunojë me Alimin dhe Atanasovin. Në sulm do të jetë Miovski, i ndihmuar Elmasi dhe Babunski (David).
Përballja në mes Letonisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet në stadiumin “Skonto” në Riga, duke filluar nga ora 18.00.