UNT pranon donacion prej 6 projektorësh multimedialë nga kompania “Modi Living” në Tetovë
Shkup, tetor 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka pranuar një donacion prej gjashtë projektorësh multimedialë nga Salim Hasani, pronar i Ndërmarrjes Investive Ndërtimore “Modi Living” nga Tetova.
Donacionin, në emër të universitetit, e pranoi zyrtarisht Mr. Driton Zendeli, i cili shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë në funksion të modernizimit të kushteve për zhvillimin e procesit mësimor.
Projektorët e dhuruar janë pajisje multimediale portative të gjeneratës së re, me rezolucion Full HD (1080p), mbështetje për 4K, teknologji LED, lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, altoparlantë të integruar, si dhe mundësi lidhjeje përmes HDMI dhe USB.
Sipas universitetit, pajisjet do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve teknologjike në salla dhe auditorë, duke mundësuar prezantime akademike më efikase dhe ligjërata më interaktive për studentët dhe stafin akademik.
Ky donacion synon të mbështesë procesin e modernizimit të infrastrukturës arsimore në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup./Shprehja