
Maqedonia në epërsi falë pronësimit të topit, Atanasov shënon gol
Rasti i parë më konkret në këtë përballje e kishte Letonia, e cila në minutën e 12-të, përmes Ikaunleksit dërgoi goditjen skaj portës me kokë.
Në minutën e 21-të regjistrojmë tentimin e parë për Maqedoninë drejt portës së vendasve, kur Atanasov dërgon gjujatje nga distanca, e cila përfundon mbi portën e portierit Matrevics. Në minutën e 25 aksion i rrjeshshëm i Maqedonisë, ndërsa në fund tentimi i Enis Bardhit përfundoi vetëm disa centimetra mbi portën e Letonisë.
Në minutën e 29, Miovski depërtoi në krahun e majtë, ndërsa topin e devijuar e priti,David Babunski, i cili gjuan fortë, por në nivel të detyrës është portieri vendas. Në minutëne 34-të, Elmas asistoi në zonë, ku Miovski goditi me të parën, ndërsa topin e devijuar e priti Atanasov dhe e drejtoi në portën e vendasve për 1-0.
Në minutën e 38-të regjistruam edhe një tentim nga Elif Elmas, por që përfundoi në duart e portierit vendas. Në minutën e 45-të, Letoni kishte rastin më të mirë për të barazuar rezultatin, por tentimi i Ilkaunieksit u drejtua nga Dimitrievski në rivënie nga këndi.
Sa i përket statistikave, ato ishin në anën e Maqedonisë, e cila kishte pronësimin e topin (plot 60 për qind), ndërsa vendasit kontrolluan topin vetëm me 40 për qind.
Ndërkohë edhe në tentimet drejt portës, Maqedonia ishte në epërsi, pasi që kishte dërguar 4 goditje drejt portës, por vetëm një në kuadratin e Letonisë, ndërsa Letoni ishte me 3 tentime dhe asnjë në kuadratin e Dimitrievskit.