Mareska tepër i kënaqur me performancën e Xhadon Sanços
Xhadon Sanço dha asistimin e fitores për Çellsin në debutimin e tij në fitoren 1-0 ndaj Burnemaut. Pas ndeshjes, trajneri Enzo Mareska deklaroi se Sanço i ka ndihmuar shumë skuadrën dhe se është i lumtur që ka një futbollist të tillë në radhët e veta.
“Xhadon na ndihmoi shumë. Ajo që ai bëri sonte është pikërisht ajo që prisnim prej tij. E njoh Xhadon shumë mire, sepse e kam parë shumë herë në të kaluarën dhe e di se çfarë mund të na jape,” tha fillimisht Mareska.
Mareska vazhdoi të nënvizojë se si Çellsi po e trajton atë ndryshe në krahasim me Man. Junajtedin, ku ai kishte disa probleme jashtë fushës me Erik ten Hag.
“Kam ndjenjën se Xhadoni është një djalë që duhet të ndjejë dashuri [për të performuar. Kjo është ajo që kam menduar kur kam folur me të para se të bashkohet me ne. Gjithashtu ai ka dëshirë të tregojë lojtarin që është. Ai thjesht duhet të shijojë futbollin. Është arsyeja pse ata luajnë, janë të lumtur dhe duan të shijojnë futbollin. Pastaj, sepse ata janë të mirë, ata do të bëjnë gjëra të mira”, tha mes tjerash Mareska.
Sanço iu bashkua Çellsit në një huazim në ditën e fundit të afatit kalimtar me shpresën për të ringjallur karrierën e tij, e cila ngeci që nga dështimi i tij me Ten Hag sezonin e kaluar