Markez: Guardiola na ndau në sherrin me Lionel Mesin
Ish-ylli i BarcelonAs, Rafael Markez, ka zbuluar se Pep Guardiola dikur duhej të ndërhynte për të ndaluar një sherr mes meksikanit dhe Lionel Mesit.
Mbrojtësi meksikan shpjegoi se ishte i acaruar me driblimin e vazhdueshëm të Messit në stërvitje. Markez tha se ai kishte humbur durimin dhe ka sulmuar argjentinasin, i cili konsiderohej një i ri në atë kohë, me Guardiola-n që duhej të ndërhynte.
“E dinim që Leo mund të driblonte tre ose katër lojtarë, por ndonjëherë e ekzagjeronte shumë. Ne u përpoqëm ta drejtonim, duke i thënë: ‘Ja ku driblohet dhe ku jo. Me këmbënguljen time të fortë në këto udhëzime, filloi një problem mes Messit dhe meje. Filluam të shkëmbenim fjalë dhe Guardiola duhej të ndërhynte për të zgjidhur problemin. Unë dhe Messi nuk ishim miq të mëdhenj, ne ishim kolegë,” tha mes tjerash Markez për “Yordi Rosada”.
Markez është trajneri aktual i Barcelona Athletic – skuadra e dytë e gjigantëve katalanas. Nisur nga kjo lidhje, meksikani është përfolur se do të jetë në garë për të zëvendësuar Çaviin, në fund të sezonit.