Mbyllet aventura e Rej Manajt te Sivaspori, në skenë del skuadra e Bundesligës
Aventura e Rej Manajt te Sivaspori po shkon drejt fundit. Sulmuesi kuqezi shpërtheu pak ditë më parë teksa theksoi se priste një ofertë nga ana e klubit turk, në një kohë kur ka sakrifikuar shumë, por një ofertë e tillë për të rinovuar kontratën nuk erdhi kurrë.
Në këto kushte, Manaj paralajmëroi një largim të mundshëm gjatë merkatos së janarit. Sipas mediave në Turqi, Manaj pritet të largohet pasi edhe klubi i Sivasspor kërkon të përfitojë diçka nga kartoni i tij, pasi Rej Manaj ka një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Ofertat për Manajn nuk mungojnë, mbi të gjitha nga Turqia, por së fundmi në skenë ka dale edhe një opsion për t’u transferuar në Bundesligë, pasi klubi i Bohumit sheh të sulmuesi kuqezi përforcimin ideal gjatë merkatos së dimrit.