AA
Ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti përmes një urdhëresë të lëshuar ditë më parë, ka mbyllur deponinë ilegale në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës. Një vendim i tillë erdhi pas protestave që banorët bënë ditë më parë duke i bllokuar kamionët e Ndërmarrjes Publike “Pisha” që po hidhnin mbeturinat aty edhe pas vendimit që ministria kishte marrë për pastrimin e asaj zone.
Në urdhëresë Mexhiti ka potencuar se “kjo masë ndërmerret për mbrojtjen e mjedisit jetësor para se të shkaktohen pasoja të dëmshme dhe për të siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor, jetës dhe shëndetit të njerëzve”. (Foto vendimi)
Komuna e Likovës përmes nje reagimi e ka vlerësuar si veprim arbitrar dhe politikisht të motivuar, me qëllim fitimin e pikëve ditore politike dhe mbulimin e deklaratave manipulative të funksionarëve të caktuar. Përmes një sqarimi, komuna ka publikuar dokumentet të cilat sipas tyre dëshmojnë dy vendime kundërthënëse të ministrit Mexhiti.
“Kjo urdhëresë bie ndesh me aktet e mëhershme të sjella vetë nga ministria, siç janë: Kontrata për furnizim publik të shërbimeve (pjesa 2), ku qartë përcaktohet mirëmbajtja e deponisë jo standarde në fshatin Nikushtak për periudhë 6-mujore. Komunikimi zyrtar i datës 29.08.2025, ku Ministria ka kërkuar nga Komuna e Likovës të caktojë person kontakt për evidentimin e kamionëve dhe formularëve të transportit. Procesverbali i Ministrisë për futjen në punë të kryerësit të punëve, i cili ka për detyrë nivelizimin, mbulimin dhe pastrimin e deponisë deri në momentin e hapjes së deponisë regjionale në Sveti Nikollë. Megjithatë, vetëm 20 ditë më pas, i njëjti institucion sjell akt për mbylljen e deponisë – një veprim kontradiktor dhe i pabazuar”, thonë nga Komuna e Likovës.
Sipas Komunës së Likovës, akti është sjellë në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe pa dokument përkatës nga Inspektorati i Mjedisit Jetësor. Mbyllja e deponisë në Nikushtak erdhi pas vendimit që Qeveria morri për pastrimin e saj./ Alsat.mk
Pas reagimeve të shumta me anë të komunikatave ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkimi Demokratik për Integrim ka thirrur protestë
“Nëse keni konflikte mes vete, zgjidhini në zyrat tuaja. Ne nuk kemi faj për vonesat tuaja, nuk kemi faj për
Pasi temperaturat gjatë kësaj peridhe të verës janë ngritur mbi 30 gradë, e me çka pritet në muajin në vijim