Me birra në hotel: Prokuroria tregon se si arriti t’i siguronte fotografitë e grupit të Radoiçqit
Gazeta ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku.
Në dosjen e aktakuzës ka edhe fotografi të papublikuara më parë dhe një strukturë organizative, që është gjetur në një fotografi të një të dyshuari.
“Gjithashtu, pas ekzaminimit të telefonave celularë të gjetur në vendin e ngjarjes e të cilët iu përkisnin të pandehurve të arratisur, gjegjësisht në telefoni celular “BL_1.1.1_iPhoneA1865”, pronë e Marjan RADOJEVIĆ, me user account marjan028@icloud.com, është gjetur një fotografi si më poshtë, e realizuar me datë 25.07.2023, në ora 02:54 PM, dokumenti është i fotografuar në një telefon tjetër dhe në të shihet se është e ndërtuar një strukturë e udhëheqjes së grupit, në të cilën shihet se janë të caktuar disa udhëheqës si dhe disa persona e të cilët kanë rolet e tyre” – shkruhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Sipas prokurorisë, i pandehuri Blagoje Spasojevic, bën pjesë në grupin e tretë me nr.rendor 4 të kësaj strukture:
Ndërsa në telefonin e një tjetri të dyshuari, prokuroria ka arritur të marrë një fotografi.
“Ndërsa, në telefonin celular D#TH.24_Samsung SM-A127F në pronësi të pandehurit Veljko ĐORĐEVIĆ (djordjevicveljko355@gmail.com), i gjetur në veturën Toyota Helius, veturë e pjesëmarrësve të grupit, janë gjetur dëshmi qe tregojnë se i pandehuri Blagoje Spasojevic ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi dhe kjo fotografi siç shihet është bërë në Hotel ku kanë qenë të vendosur grupi para kryerjes së sulmit” – shkruhet aty.