Me marrëveshje të dyanshme, Besir Ramadani largohet nga Prishtina
Besir Ramadani nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës. Klubi kryeqytetas ka njoftuar sot për ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin nga Shkupi.
Shkëputja e kontratës thuhet se është bërë me marrëveshje të dyanshme, pas kërkesës së lojtarit.
23-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2022. Kujtojmës e Ramadani ishte pjesë e skuadrës së Struga Trim Lum, Gostivarit, FC Shkupit dhe një gjysmësezon luajti për skuadrën turke të Genc Kalemleri.