AA
Një ngjarje jo e zakonshme, por shumë e bukur, ka ndodhur sot në Kërçovë. Dy fëmijë të mërgimtarëve u ulën në bankat e shkollës fillore “Millto Gurra” në fshatin Cërvicë, vendlindjen e prindërve të tyre, përcjell TV21.
Pas 17 vitesh në Zvicër, mërgimtari Neshat Spahiu ka vendosur që bashkë me familjen të kthehet në vendlindje. Ai thotë se dëshiron që fëmijët e tij të mësojnë, të shkollohen dhe të edukohen me frymën shqiptare, në të njëjtat banka ku ka mësuar edhe vetë.
Sipas tij, ky vendim është marrë për të shmangur rrezikun e asimilimit dhe për të ruajtur gjuhën, kulturën e traditën. Ai shton se këtë hap e ka ndërmarrë me shumë kënaqësi dhe me mbështetjen e plotë të bashkëshortes./TV21.
Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të kenë në dispozicion dy linja të reja të autobusëve, 17 dhe
Stamboll-Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u takua me zëvendësministrin e Drejtësisë
Metin Ferrati është vetëm 25 vjeç, por pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Nga Shkupi drejt San