AA
Në një drekë pune të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) nën kryesimin e Bullgarisë, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, paraqiti një bilanc mbresëlënës të arritjeve të vendit, duke u përballur hapur me politikat penguese të Serbisë përcjell agjencia e lajmeve INA.
Raporti i Komisionit Evropian 2024 vërteton progresin e Kosovës në 36 nga 38 fusha, duke e renditur vendin në pozitën e parë në Evropë dhe të tretën në botë për rend dhe ligj sipas “Gallup Law & Order”.
Gërvalla nënvizoi rritjen e fuqishme ekonomike me investime të huaja rekorde, dyfishimin e eksporteve dhe forcimin e buxhetit. Ajo theksoi se Agjenda e Reformave 2024–2027 është plotësisht e harmonizuar me Planin e Rritjes së BE-së dhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, duke konfirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n, KFOR-in dhe BE-në.
Si kryesuese e CEFTA-s, Kosova është angazhuar për barazi dhe integrim të drejtë në tregun rajonal, ndërsa ministrja ngriti me tone të ashpra problemin e ndalesave arbitrare nga Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës, duke i cilësuar si pengesa të rënda për lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin rajonal.
“Kosova nuk do të lejojë që masat e pajustifikuara të Serbisë të pengojnë rrugëtimin tonë evropian. Kërkojmë heqjen e tyre të menjëhershme, trajtim të barabartë si shtet kandidat dhe anëtarësim sa më të shpejtë në Këshillin e Evropës”, deklaroi Gërvalla.(INA)
Qeveria informon publikun se, pas diskutimeve me kompaninë OKTA dhe me qëllim të zbutjes së presioneve të çmimeve mbi qytetarët
“Problemi te shfuqizimi i Qeverisë teknike është se për herë të parë në historinë e këtij vendi që merren vendime
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se jemi në një stad të zhvillimit politik ku