Mësohen katër ekipet më të mira që do të luftojnë për trofeun e Kupës së NBA-s
Janë zhvilluar katër takimet çerekfinale të Kupës së NBA-s, duke e përcaktuar 4 skuadrat më të mira që avancojnë në gjysmëfinale. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Miluokit mundi 114-109 Orlandon, sfidë ku për Milluoki Baks u dallua Antetokounmpo me 37 pikë, mbështetur edhe nga Lillard me 28 pikë. Në takimin tjetër të kësaj Konference, ekipi i Atlanta-s fitoi 108-100 në fushën e Nju Jorkut. Stoli i ekipit mik ishte vendimtar, nga ku erdhën 43 pikë (Hunter me 24 pikë më i mir).
Në Perëndim, Hjustoni fitoi 91-90 ndaj Golden Stejtit, në sekondat e fundit të ndeshjes. Vendimtar për vendasit ishte Shengun, autor i 26 pikëve e 11 kërcimeve, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Kuminga për Golden Stejtin.
Përballë tyre do të jetë skuadra e Oklahoma Sitit, që po shkëlqen edhe në kampionat. Ata mundën 118-104 Dallasin jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Alexander Shai, autor i 39 pikëve.
Kupa e NBA-s, çerekfinale
Milluoki – Orlando, 114-109
Nju Jorku – Atlanta, 100-108
Oklahoma – Dallasi, 118-104
Hjustoni – Golden Stejt, 91-90
Kupa e NBA-s, gjysmëfinale
Milluoki – Atlanta
Oklahoma – Hjuston